927 mungesa të deputetëve në seanca, më së shumti mungoi Lista Serbe (Video)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar sot raportin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2015.

Lajme

16/03/2016 14:30

Po sipas këtij raporti, gjatë vitit 2015 janë mbajtur 31 seanca plenare, prej të cilave në 20 raste është vazhduar seanca për ditën tjetër.

Po ashtu thuhet se  seanca të jashtëzakonshme kanë qenë 5,  kurse janë mbajtur edhe 9 seanca solemne.

KDI ka vlerësuar se ky vit i punës së Kuvendit është karakterizuar nga përplasje të partive politike ku u gjuajtën vezë dhe gazë lotësjellës e po ashtu edhe mjete të ndryshme të protestës.

Madje ky vit është karakterizuar edhe me mungesa të mëdha të deputetëve.

Albert Krasniqi nga KDI si shkelje ligjore ka përmëndur gazin lotësjellës të deputetëve të opozitës në drejtim të zyrtarëve të qeveritarë. Sipas tij, shkelje janë bërë edhe në disa raste të përjashtimit të deputetëve të Opozitës nga ana e Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka përmendur raste kur deputetë të Opozitës janë suspenduar nga kryesia edhe pse nuk kanë marr fare pjesë në seancë.

Gjatë këtij viti janë, siç tha Krasniqi, janë regjistruar 927 mungesa të deputetëve në seanca ku si grup parlamentar që ka munguar më së shumti ka qenë Lista Serbe.

Sa i përket mbledhjeve të Komisioneve parlamentare janë mbajtur 419 ku më aktive janë treguar Komisioni për Legjislacion dhe ai për Zhvillimin Ekonomik ndërsa thekson se ka ngecur ai për mbikëqyrjen e AKI-së.

Gjithmonë sipas këtij publikimi del se 98për qind e projektligjeve te miratuara janë të sponozorizuara nga Qeveria dhe 2 për qind nga Kuvendi./lajmi.net

YouTube player