KB Prishtina zyrtarizon transferimin e Henrik Shirkos

KB Sigal Prishtina ka njoftuar zyrtarisht transferimin e basketbollistit, Henrik Shirko. Transferimi i Henrik Shirkos erdhi pak ditë pasi ai njoftoi largimin nga Golden Eagle Ylli, shkruan lajmi.net. “Mirësevjen Henrik Shirko” – ka shkruar faqja zyrtare e KB Sigal Prishtinës në rrjetet sociale, në njoftim. Henrik Shirko para Prishtinës, ishte pjesë e Golden Eagle Yllit…

Sport

12/12/2023 15:54

KB Sigal Prishtina ka njoftuar zyrtarisht transferimin e basketbollistit, Henrik Shirko.

Transferimi i Henrik Shirkos erdhi pak ditë pasi ai njoftoi largimin nga Golden Eagle Ylli, shkruan lajmi.net.

“Mirësevjen Henrik Shirko” – ka shkruar faqja zyrtare e KB Sigal Prishtinës në rrjetet sociale, në njoftim.

Henrik Shirko para Prishtinës, ishte pjesë e Golden Eagle Yllit në një aventurë dyvjeçare.

Përveç elitës së basketbollit kosovar, KB Sigal Prishtina gara bën edhe në Ligën Ballkanike./Lajmi.net/