Katy Perry rikthehet me paraqitje atraktive në sezonin e ri të “American Idol”
Katy Perry mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e fundit.

ShowBiz
Këngëtarja e njohur, Katy Perry tash e një kohë ishte larg jetës publike, teksa shijoi mëmësinë, shkruan lajmi.net.
Pas një pauze të gjatë, këngëtarja është rikthyer në sezonin e ri të “American Idol” dhe mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen.
Ajo është anëtare e jurisë në këtë kompeticion, teksa në rrjete sociale ndau me ndjekësit disa fotografi nga paraqitja e parë.
E veshur me kostum me ngjyra të ndezura e me flokë të lidhura lart, Katy dukej shumë joshëse dhe mori komente të panumërta nga fansat.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Katy merr pjesë në këtë garë. /Lajmi.net/