Katy Perry mezi njihet pas ndryshimit drastik në dukje

Katy nuk është më bjonde.

ShowBiz

21/04/2021 12:31

Këngëtarja e njohur Katy Perry, ka vendosur që pas një kohe të gjatë të bëjë një ndryshim të madh në dukje, shkruan lajmi.net.

Ajo tash e sa vite ishte bjonde dhe në atë mënyrë u mësuan ta shohin edhe fansat, kurse tani mezi njihet.

Katy u shndërrua në zeshkane, duke ngjyrosur flokët të zeza, ndërsa mahniti të gjithë me paraqitjen e radhës publike.

Ylli i pop-it i realizoi fotografitë gjatë xhirimeve për talent-shoun “American Idol”, ku ajo është anëtare e jurisë.

Të shumta ishin komentet e fansave të saj, të cilët e pëlqyen ndryshimin e ri të këngëtares.

Ajo kishte veshur një fustan të zi, me gurë shumëngjyrësh, ndërsa dukej në formë të mirë dhe u komplimentua nga ndjekësit e shumtë. /Lajmi.net/