Katy Perry kishte moti simpati

Në një intervistë për magazinën “W”, këngëtarja ka thënë se ishte shumë e interesuar për të dashurin e saj që ka tani, këngëtarin John Mayer, shumë më herët se që fillonin të dilnin bashkë. Kur u pyet nga magazina “W” se a kishte ndonjë simpati, ajo u përgjigj: “Tani, faktikisht, jam në lidhje me simpatinë…

ShowBiz

24/10/2013 08:30

Në një intervistë për magazinën “W”, këngëtarja ka thënë se ishte shumë e interesuar për të dashurin e saj që ka tani, këngëtarin John Mayer, shumë më herët se që fillonin të dilnin bashkë.

Kur u pyet nga magazina “W” se a kishte ndonjë simpati, ajo u përgjigj: “Tani, faktikisht, jam në lidhje me simpatinë time. E kam simpati që një kohë të gjatë dhe jam shumë e lumtur që jemi perfekt për njëri-tjetrin.

Gjithashtu, Katy Perry ka folur edhe për ish bashkëshortin e saj Russel Brand, me të cilin u divorcua pas 3 vjetësh martesë. Dhe ishte një ndarje mjaft e keqe. Tha se ishte e lumtur qe ishte e martuar, ishte një mësim i mirë për jetën, por ndihet shumë rehat tani që është vetëm në lidhje.