“Katilja” e Majkut shënon një tjetër sukses (Foto/Video)
Reperi i njohur Majk katër javë më parë ka publikuar projektin e tij ‘Katile’, këngë kjo e cila që në fillim është pritur shumë mirë nga publiku.

ShowBiz
Në vetëm katër javë nga publikimi i saj, kënga ka marrë shumë klikime, duke ‘shkelur’ 7 milionëshin, shkruan lajmi.net.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Majk, i cili duke iu gëzuar suksesit të ri të këngës ka falënderuar fansat për mbështetje.
Majk kohën e fundit ka qenë shumë i përfolur në mediet rozë, shkak lindja e djalit Roan nga Majlinda, me të cilën dyshohet se është bashkuar sërish. /Lajmi.net/
