Katër vjet nga vdekja e Prince, Rita e kujton përmes imazhit të veçantë
Dje ishte përvjetori i katërt i vdekjes së Prince.

ShowBiz
Artistët nga e gjithë bota kanë kujtuar këngëtarin Prince, në përvjetorin e vdekjes së tij, shkruan lajmi.net.
Edhe Rita Ora e përkujtoi atë me anë të një fotografie, të ndarë nga paraqitja e saj me kostumin e njëjtë si të Prince.
“Katër vite që kur ike, por kurr nuk harrohesh. Më mungon Prince”, ishte mbishkrimi që Rita ia la fotos.
Për ndryshe, Rita Ora bashkë me Dua Lipën dhe disa artistë të tjerë do të bëhen bashkë për një projekt, që ka për qëllim ndihmën në periudhë pandemie. /Lajmi.net/