Katër vdekje të dyshuara, policia po i heton rastet
Katër raste të vdekjeve të dyshuara kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Për këtë, Policia e Kosovës, ka nisur hetimet. Sipas raportit të policisë, një rast thuhet se ka ndodhur në Podujevë ku pa shenja jetë është gjetur një burrë. “Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e…
Lajme
Katër raste të vdekjeve të dyshuara kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Për këtë, Policia e Kosovës, ka nisur hetimet.
Sipas raportit të policisë, një rast thuhet se ka ndodhur në Podujevë ku pa shenja jetë është gjetur një burrë.
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Një burrë tjetër është gjetur i vdekur edhe në Mitrovicë, sipas policisë.
“NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor
Rasti i tretë ka ndodhur në Zeçan.
“Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, njofton policia në raporin 24 orësh.
Ndërsa, rasti i katërt për vdekje të dyshuar ka ndodhur në Leposqviq.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.