Katër të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Rekord rastesh të reja me Covid 19 edhe këtë të shtunë. Ministria e Shëndetësisë raporton për 302 të prekur nga koronavirusi në 24 orë dhe 4 humbje jete.

Lajme

24/10/2020 16:35

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ndërkohë janë shëruar 82 pacientë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Numër i lartë edhe në spitalet Covid, me 264 pacientë të shtruar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë,

31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,

8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,

4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,

2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,

1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.