Katër të arrestuar në Prishtinë pas një konflikti familjar, policia gjen armë automatike dhe municion

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare që përfundoi me sulm dhe kanosje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00 në rrugën “Apollonia”, ku të dyshuarit ishin sulmuar dhe kanosur mes vete, shkruan lajmi.net. Policia njoftoi se “janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi që pas…

Lajme

19/07/2026 08:55

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare që përfundoi me sulm dhe kanosje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00 në rrugën “Apollonia”, ku të dyshuarit ishin sulmuar dhe kanosur mes vete, shkruan lajmi.net.

Policia njoftoi se “janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi që pas një mosmarrëveshjeje familjare janë sulmuar dhe kanosur në mes vete”.

Si pasojë e konfliktit, një femër ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy prej të dyshuarve, policia gjeti dhe konfiskoi një armë të gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore dhe një antiplumb taktik.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore dhe një antiplumb taktik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/