Katër skuadra nga Serie A kërkojnë Ibrahimovicin

Interesimi për të nënshkruar me Zlatan Ibrahimovic vazhdon të rritet në Serie A.

Sport

13/11/2019 21:22

Sulmuesi suedez ka përfunduar kontratën me LA Galaxy, dhe nga janari mund t’i bashkohet cilësdo skuadër evropiane.

Ditëve të fundit në mediet italiane është raportuar se për afrim të 38 vjeçarit te Bologna, përcjell lajmi.net.

Por, sipas ‘Radio Radio’, përveç Bolognas, të interesuara për Ibrahimovic janë edhe Milan, Napoli dhe Roma.

Rikthimi në Serie A, do të ishte diçka speciale për Ibran, që në të kaluarën ka veshur fanellat e Juventusit, Interit dhe Milanit./Lajmi.net/