Katër shtetas turq arrestohen në Fushë Kosovë për posedim dhe shitje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, shtetas të Turqisë, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të realizuar në vendbanimet e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 euro para…

Lajme

29/10/2025 08:56

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, shtetas të Turqisë, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të realizuar në vendbanimet e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 euro para të gatshme, tetë telefona mobilë, një automjet (furgon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Raporti i plotë: 

BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Fushë Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon),  një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/