Katër raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Shumë prej këtyre rasteve  kishin të përfshirë disa persona brenda familjes. Një rast u raportua në Prishtinë, një tjetër në Pejë. Një në Istog dhe serish një në Pejë. Njoftimi i plotë: DHUNË NË FAMILJE Prishtinë  13.10.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari…

Lajme

14/10/2024 09:14

Katër raste të dhunës janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Shumë prej këtyre rasteve  kishin të përfshirë disa persona brenda familjes.

Një rast u raportua në Prishtinë, një tjetër në Pejë. Një në Istog dhe serish një në Pejë.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë  13.10.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht si dhe i kishte larguar nga banesa dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë 13.10.2024, 17.:00. Janë arrestuar dy të  dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete si dhe  kishin sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë. Viktimat dhe të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 DHUNË NË FAMILJE

  • Istog, 13.10.2024, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar si dhe kishte demoluar orenditë brenda shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Pejë 13.10.2024, 21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/