Katër raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit. Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Vitomiricë dhe Gjakovë. Rastet e raportuara: Fushë Kosovë 01.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman…

Lajme

02/04/2026 09:24

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Vitomiricë dhe Gjakovë.

Rastet e raportuara:

Fushë Kosovë 01.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 01.04.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Vitomiricë 01.04.2026-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 01.04.2026-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari nën përcjellje të policisë  është dërguar për trajtim mjekësor dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.