Katër raste të dhunës në familje brenda një dite
Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë janë raportuar edhe katër raste të reja të dhunës në familje. Një nga këto raste raportohet të kenë ndodhur në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Pejës e një në Malishevë. Nga ajo se çka thuhet në njoftim, në të gjitha…

Lajme
Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë janë raportuar edhe katër raste të reja të dhunës në familje.
Një nga këto raste raportohet të kenë ndodhur në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Pejës e një në Malishevë.
Nga ajo se çka thuhet në njoftim, në të gjitha rastet kanë qenë të përfshirë të dyja gjinitë.
DHUNË NË FAMILJE:
Prishtinë/24.02.2025-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhune psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë/ 24.02.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Peje/ 24.02.2025-18:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Si pasojë e sulmit njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Malishevë/24.02.2025-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte demoluar orenditë shtëpiake dhe më pas dhe kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/