Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve vetëm në rajonin e Prishtinës

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar mbrëmë vetëm në Prishtinë. Policia ka njoftuar se në të shumtën e rasteve viktima ishin femrat. Në këto raste Policia po vazhdon hetimet., transmeton lajmi.net. DHUNË NË FAMILJE Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj…

Lajme

10/03/2026 09:11

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar mbrëmë vetëm në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në të shumtën e rasteve viktima ishin femrat.

Në këto raste Policia po vazhdon hetimet., transmeton lajmi.net.

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 09.03.2026, 18:40. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 09.03.2026, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 09.03.2026, 22:20. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima mashkull kosovar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime./Lajmi.net/