Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës. Nga katër rastet e raportuara, në tri raste viktimat janë femra. Në lidhje me këtë raste Policia e Kosovës ka njoftuar se disa nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: DHUNË NË…

Lajme

18/04/2025 09:50

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës.

Nga katër rastet e raportuara, në tri raste viktimat janë femra.

Në lidhje me këtë raste Policia e Kosovës ka njoftuar se disa nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

  • Prishtinë / 16.04.2025 – 21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Fushë Kosovë / 16.04.2025 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Fushë Kosovë / 17.04.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Graçanicë / 17.04.2025 – 18:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Ankuesi ka refuzuar trajtimin mjekësor, lidhur me rastin në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/