Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Rastet e raportuara në Policinë e Kosovës: ·         Prishtinë / 08.05.2024 – 03:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. …

Lajme

09/05/2024 08:52

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Rastet e raportuara në Policinë e Kosovës:

·         Prishtinë / 08.05.2024 – 03:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë.  Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë / 08.05.2024 – 19:30. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është në kërkim policorë përderisa rasti vazhdon të hetohet

  • Prizren / 07.05.2024 – 18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.
  • Pejë / 07.05.2024. Më 08.05.2024 viktima femër kosovare ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.