Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Malishevë, Gjakovë dhe Skenderaj. Rastet e raportuara: Graçanicë / 10.06.2026 – 02:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar  se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.  I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është…

Lajme

11/06/2026 10:45

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Malishevë, Gjakovë dhe Skenderaj.

Rastet e raportuara:

Graçanicë / 10.06.2026 – 02:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar  se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.  I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Malishevë / 10.06.2026 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë/ 10.06.2026 – 16:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Skenderaj / 10.06.2026 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.