Katër raste të armëmbajtjes paleje raportohen brenda ditës në rajonin e Prishtinës
Të shpeshta janë rastet e të shtënave me armë në Kosovë. Shumë prej tyre madje kanë përfunduar edhe me të lënduar e deri edhe në viktima.
Lajme
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se brenda një dite polici ka gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme paleje.
Katër raste janë raportuar vetëm në rajonin e Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
• Rr.27 Nëntori, Prishtinë 07.03.2022 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë-thikë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
• Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë 07.03.2022 – 15:00. Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë me gaz. I dyshuari është intervistuar dhe është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar.
• Fsh. Arllat, Gllogoc 07.03.2022 – 12:40. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 7 copë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
• Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë 07.03.2022 – 12:55. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar nxënës për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/