Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i pasdites së të shtunës që ndodhi te Mensa e Studentëve në Prishtinë. Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), përderisa thekson se rasti është duke u hetuar. Njoftimi…

Lajme

26/01/2025 09:15

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i pasdites së të shtunës që ndodhi te Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), përderisa thekson se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Rr. Xheladin Rekaliu, Prishtinë / 25.01.2025 – 18:35.Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë janë lënduar tre femra dhe një mashkull kosovar, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Rasti është duke u hetuar.