Katër persona të zhdukur në Kosovë

Katër persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë gjatë ditëve të fundit. Rasti i parë është në Nashec të Prizrenit, ku gjyshërit kanë njoftuar se mbesa dhe nipi i tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Viktimat janë të njohur për recidivizëm, ndërsa rasti është duke u hetuar. Rasti i dytë…

Lajme

14/08/2025 10:31

Katër persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë gjatë ditëve të fundit.

Rasti i parë është në Nashec të Prizrenit, ku gjyshërit kanë njoftuar se mbesa dhe nipi i tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Viktimat janë të njohur për recidivizëm, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti i dytë ka ndodhur në Ferizaj, ku një person nuk është kthyer pas daljes nga shtëpia.

Hetimet janë duke vazhduar, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa në Zhegër të Gjilanit, prindi ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thotë Policia.