Katër persona ndalohen në Gjakovë, sekuestrohen kokainë, heroinë, armë dhe mijëra euro

Katër persona janë ndaluar për 48 orë në Gjakovë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar të dyshuarit me inicialet M.K., V.K., Z.Z. dhe M.K, transmeton lajmi.net.…

Lajme

05/06/2026 15:32

Katër persona janë ndaluar për 48 orë në Gjakovë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar të dyshuarit me inicialet M.K., V.K., Z.Z. dhe M.K, transmeton lajmi.net.

Prokuroria ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve janë zbatuar edhe masa të veçanta hetimore, ndërsa sot, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe me kërkesë të Prokurorisë, janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 293.96 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 124 gramë heroinë, 13 gramë marihuanë, si dhe 116 gramë substancë e dyshuar narkotike e një lloji ende të paidentifikuar.

Po ashtu, autoritetet kanë konfiskuar një armë zjarri të shkurtër me dy fishekë, një pushkë ajrore pa numër serik, 90 fishekë të kalibrave të ndryshëm, para të gatshme në vlerë prej 6,536.76 euro, 474 dollarë amerikanë dhe 60 franga zvicerane, si dhe pesë telefona mobilë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve në Gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë është e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë: 

Katër persona ndalohen për 48 orë

Gjakovë, 5 qershor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, me inicialet M.K., V.K., Z.Z., dhe M.K., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të njëjtëve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, sot më datë 05.06.2026, ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gram,

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gram,

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gram,

Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram,

Një (1) armë zjarri e shkurtë me dy fishekë,

Një (1) pushkë ajrore pa numër serik,

90 fishekë kalibër të ndryshëm,

Para të gatshme në shumë 6536.76 Euro, 474 dollar amerikan, dhe 60 franga zvicerane,

Pesë (5) telefona mobil të llojeve të ndryshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurve M.K.,V.K.,Z.Z., dhe M.K., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Gjakovë është e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme./lajmi.net/