Katër persona kanosin një tjetër në Prizren, tre prej tyre dërgohen në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është kanosur nga katër të tjerë, dje rreth orës orës 14:20 në rrugën “William Woker” në Prizren. Katër të dyshuarit janë arrestuar, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. “Rr. William Woker, Prizren 04.11.2025-14:20. Është raportuar se viktima mashkull…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është kanosur nga katër të tjerë, dje rreth orës orës 14:20 në rrugën “William Woker” në Prizren.
Katër të dyshuarit janë arrestuar, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. William Woker, Prizren 04.11.2025-14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga katër të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit tre dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/