Katër persona arrestohen për lëndim të rëndë trupor në Fushë Kosovë
Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, rreth orës 20:00. Sipas informatave zyrtare, më 2 shkurt 2026, lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, raporton lajmi.net Me vendim të prokurorit të shtetit, të…
Lajme
Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, rreth orës 20:00.
Sipas informatave zyrtare, më 2 shkurt 2026, lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, raporton lajmi.net
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar./Lajmi.net/