Katër persona arrestohen në Prishtinë për sulm ndaj një personi, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore

Në orët e hershme të mëngjesit, katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar nga policia në rrugën “Epiri” në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një viktimë mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në një institucion shëndetësor, transmeton lajmi.net Me vendim…

Lajme

31/08/2025 09:13

Në orët e hershme të mëngjesit, katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar nga policia në rrugën “Epiri” në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një viktimë mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në një institucion shëndetësor, transmeton lajmi.net

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë./lajmi.net/