Katër motorrista nga Suhareka humbin në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka. “Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterrpces për gjetjen e 4 motorristav nga Suhareka,” thuhet në njoftimin…

Lajme

10/05/2025 23:23

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterrpces për gjetjen e 4 motorristav nga Suhareka,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur: “Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”.