Katër metoda natyrale për zhdukjen e akneve, njollave dhe shenjave në fytyrë

Periudha e adoleshencës është e mërzitshme edhe për faktin e prezencës së akneve, të cilat pas kësaj periudhe mund të lënë shenja në lëkurë, dëme dhe njolla.

Lifestyle

07/12/2016 18:59

Mënyra më e mirë për largimin e tyre janë mënyrat shtëpiake me përbërës krejtësisht natyral që lëkura juaj të pastrohet nga këto njolla dhe shenja dhe t’i kthehet shkëlqimi.

Për juve kemi sjellur disa metoda efikase, krejtësisht natyrale që do të ju ndihmojnë shumë:

Mjaltë, arrëmyshk dhe kanellë:

Kanella zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret, për shkak të pronave që zotëron; anti-fugale, anti-virale dhe anti-microbiale. Arrëmyshku mund të ndihmojë që aknet të zhduken dhe është një anti-inflamator i shkëlqyeshëm.

Mjalti ndihmon dezinfektimin dhe përshpejton procesin e shërimit të puçrrave në fytyrë dhe kjo është një agjent anti-bakterial. Mund të përdoret edhe limoni nëse nuk keni lëkurë të ndjeshme.

Për këtë maskë, ju duhet një lugë çaji mjaltë, një lugë çaji lëng limoni të freskët, gjysmë lugë çaji kanellë dhe gjysmë lugë çaji arrëmyshk. Përzieni përbërësit të gjithë së bashku (Mos e përdorni limonin nëse keni lëkurë të ndjeshme). Aplikoni masën në fytyrë, por të jeni të kujdesshëm të shmangni zonën e syve dhe të gojës. Le të qëndrojë për 30 minuta në fytyrë ose në qoftë se ndjeni djegie le të qëndrojë të paktën 10 minuta dhe mund ta largoni, transmeton lajmi.net

screenshot_1

Aloe Vera dhe shafran i Indisë:

Ky kombinim është burim i madh i enzimeve, ushqyesve dhe polisahirideve të cilat heqin toksinat nga lëkura dhe balancojnë nivelin e lagështisë në lëkurë. Përzieni një lugë çaji Aloe Vera dhe shafran të freskët, aplikoni masën në fytyrë dhe lëreni për 30 minuta.

aloe-vera-and-turmeric

Qumësht dhe mjaltë:

Qumështi mund të përmirësojë shpërthimet dhe tonin e lëkurës. Ndihmon me skuqjen dhe irritimin e lëkurës. Ju duhet vetëm një lugë gjelle qumësht ose kos me një lugë gjelle mjaltë. Aplikoni masnë në fytyrë dhe le të qëndrojë për 10-15 minuta, pastaj lajeni fytyrën.

Avokado dhe banane:

Avokado dhe bananet kanë shumë vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe duke i japur shkëlqim. Avokadon dhe bananen prisni në blender. Ju mund të përzieni ato me mjaltë të pastër ose vaj ulliri. Së pari, lani fytyrn ëtuaj dhe pastaj aplikoni masën në lëkurë. Le të qëndrojë për 20-30 minuta dhe pastaj me ujë të ngrohtë lani fytyrën. Kjo maskë mund të ju ndihmojë me problemet e lëkurës, shkruan lajmi.net

ingredients-of-avo-smoothie