Katër klube të mëdha pas Carvajalit
Manchester United, Liverpool, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Real Madridit, Dani Carvajal.

Sport
Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal ka oferta nga katër klube të mëdha.
Manchester United, Liverpool, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, ai nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Carvajal është i gatshëm të qëndrojë në klub për të luftuar për një vend në formacionin bazë me përforcimin e ri, Danilo.