Katari më dorëlëshuar me përfaqësuesit e FIFA-s – i lë ata që të kenë pije alkoolike në stadium
Përkundër rregullave strike që janë marrë në raport me tifozët në lidhje me pijet alkoolike, këto rregulla duket se nuk do të vlejnë edhe për zyrtarët e FIFA. Katari, si vend mikpritës i Kampionatit Botëror 2022, është treguar më dorëlëshuar me të deleguarit e insititucionit më të lartë në futboll. Sipas asaj që bëjnë të…

Sport
Përkundër rregullave strike që janë marrë në raport me tifozët në lidhje me pijet alkoolike, këto rregulla duket se nuk do të vlejnë edhe për zyrtarët e FIFA.
Katari, si vend mikpritës i Kampionatit Botëror 2022, është treguar më dorëlëshuar me të deleguarit e insititucionit më të lartë në futboll.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Britani, pijet alkoolike do të jenë të lejueshme për këtë kategori, si dhe për të ftuarit special.
Siç dihet, për fansat është vepruar me dorë të hekurt, duke mos i lënë assesi të jenë në shoqërimin e birrave dhe pijeve të tjera në perimetra të afërt me stadiumin. /Lajmi.net/