Kataloni, protestuesit djegin gomat e makinave

Mbështetësit katalanë për pavarësinë e vendit vazhdojnë të bllokojnë autostradën afër qytetit të Girona duke lënë mijëra makina dhe kamionë në pritje për të qarkulluar.

Bota

13/11/2019 18:05

Protestuesit bllokuan një autostradë dhe vendosën barrikada sot në mëngjes. Disa orë më vonë, policia arriti të shpërndajë protestuesit, të cilët ndërkohë ia vunë zjarrin barrikadave dhe gomave të makinave.

Shërbimet civile lokale u kujdesën për njerëzit që kishin ngecur në makinat e tyre gjatë natës.

Rreth 80 njerëz u dërguan në një qendër sportive aty pranë për të pushuar për disa orë.

Policia ndërhyri ndërkohë dhe arrestoi disa protestues, transmeton kp.

Protesta u provokua nga zemërimi i mbështetësve për pavarësi për shkak të dënimit të politikanëve katalanas për përpjekjen për të shpallur pavarësinë e Katalonisë në vitin 2017.

Pakënaqësia u nxit edhe nga zgjedhjet kombëtare të mbajtura në Spanjë të dielën.