Katalogu i diversitetit kulturor

Në Muzeut Etnologjik  të Kosovës është bërë prezantimi i katalogut ‘Promovimi i diversitetit  kulturor në Kosovë’. Në prezantimin e tij u tha se katalogu do të ofrojë mundësi për njohjen e traditave kulturore në Kosovë.

Lajme

11/11/2014 16:03

Në ambientin Muzeut Etnologjik të Kosovës është bërë prezantimi i katalogut “Promovimi i diversitetit kulturor në Kosovë”.

Gjatë prezantimit të këtij projekti u tha se ky katalog do të ofrojë mundësi të mëdha për të gjithë të interesuarit për tu njoftuar për diversitetit kulturor në Kosovë.

Vjollca Aliu drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, tha se qëllimi i prezantimit të këtij katalogu ka qenë promovimi i trashëgimisë kulturore.

“Jo rastësisht është përzgjedh si aktivitet përmbyllës për ditët e trashëgimisë europiane. Me këtë kemi dashur të promovojmë edhe një herë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe mbi të gjitha zbatimin legjislacionit me standarde të BE-së”, tha Aliu.

Ndërkaq, Etnologu Ukë Xhema, tha se ky katalog ofron mundësi për të interesuarit që të njihen me tradita dhe vlerat kulturore në Kosovë.

“Në këtë katalog hapet një mundësi për të gjitha shtresat e këtij mjedisi për tu njohur me traditat dhe vlerat kulturore në mjedisin kosovar”.

“Synimi i realizmit të këtij katalogu ka qenë prezantimi i shumë nga vlerat që gjenden në objektin e Muzeut Etnologjik, të i ofrohen vizitorit të rastit, i cili shpreh gatishmërinë për këtë ekspozitë që është e përhershme”.

Publikimi i këtij katalogu është projekt i Ministrisë së Kulturës i cili është përpiluar dhe botuar me ndihmën e projektit të financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga Këshilli i Evropës.