Kastrati thotë se UÇK gjatë luftës ka blerë armatim edhe nga Serbia

Kadri Kastrati, njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së ka thënë se gjatë luftës së Kosovës në vitin 1998-1999, UÇK-ja ka blerë armatim nga vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Serbinë. “Ne kemi blerë armatim edhe nga Bosnja dhe Hercegovina përmes kanaleve tona të ndryshme, por kemi blerë armatim edhe nga Serbia. Ne kemi pasur kontaktet me…

Lajme

28/11/2024 20:10

Kadri Kastrati, njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së ka thënë se gjatë luftës së Kosovës në vitin 1998-1999, UÇK-ja ka blerë armatim nga vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Serbinë.

“Ne kemi blerë armatim edhe nga Bosnja dhe Hercegovina përmes kanaleve tona të ndryshme, por kemi blerë armatim edhe nga Serbia. Ne kemi pasur kontaktet me njerëz, ata nuk njohin patriotizmin, nuk njohin idealet e tyre, por njohin interesin personal, paranë. Dhe me para ne i kemi blerë, na i kanë pru me kamionë deri tek vija e frontit dhe i kemi marrë ato që i kemi paguar, ata kanë shkuar rrugës së tyre, ne kemi kryer punën tonë. Ka qenë furnizim i jashtëzakonshëm, ato kanë qenë armatime të sofistikuara të kohës dhe armatime të rënda, dhe na kanë shërbyer për të luftuar armikun”, tha Kastrati në intervistë për RTK.

Kastrati tha se 28 Nëntori gjatë luftës ka qenë shumë me rëndësi, duke e marrë parasysh se para flamurit, ushtarët kanë dhënë betimin.

Ai gjithashtu tregoi se ka qenë pjesë e ushtrisë kroate, përpara se të vinte në Shqipëri, ku ka stërvitur ushtarët e UÇK-së.

Ai ka rrëfyer se  pas hyrjes së tij në Kosovë, në vitin 1998, ai është sistemuar në Zonën e Llapit.