Kastrati për “keqpërdorimet” e Qeverisë Kurti: Sveçla për limonadë, e Haxhiu për sfilat në Veri, derisa trupat e NATO-s janë katërfishuar
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë. Kastrati ka thënë se kryeministri Kurti e ka nisur fushatën zgjedhore pasi sipas tij po banalizon të vazhdojë…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë.
Kastrati ka thënë se kryeministri Kurti e ka nisur fushatën zgjedhore pasi sipas tij po banalizon të vazhdojë mashtrimin me ata që ai vetë i quajti “analfabetë funksionalë”.
“Po flet për “vrima” e pastaj e dërgon Sveçlën me pi limonadë ose Albulena Haxhiun për sfilatë në veri që mos me u merr trushpërlarët me vrimat e tij por me shtrirjen e sovranitetit (përmes katërfishimit të trupave të KFOR-it). Hajde flasim edhe ne me gjuhën e tij banale”, ka shkruar Kastrati.
Sipas tij gjuha standarde është kthyer në gjuhë banale nga ana e Kurtit.
Teksa ka folur për “vrima”, Kastrati ka renditur më poshtë disa emra të cilët sipas tij kanë “keqpërdorime” në Qeverinë Kurti.
Postimi i plotë:
Ky e ka nis fushatën zgjedhore sepse po banalizon për me vazhdu mashtrimin me ata që vet ky i ka quajtur ” analfabetët funksional”.
Po flet për “vrima” e pastaj e dërgon Sveçlën me pi limonadë ose Albulena Haxhiun për sfilatë në Veri që mos me u merr trushpërlarët me VRIMAT e tij por me shtrirjen e sovranitetit
(përmes katërfishimit të trupave të KFOR-it) 

Hajde flasim edhe ne me gjuhën e tij banale. Pra, me vrima:
P.sh.
-deputeti i tij Halil Thaçi posa ja hapi edhe një vrimë për rrjedhje me tokat në Shipitullë;
-Vrima e madhe SANKSIONE 500 milionë;
-Hajrullah Çeku vrimë për rrjedhje vetës;
-Vrima në Rezervat shtetërore me rrjedhje milionëshe;
-Super rrjedhjet me 240 milion euro nga vrimat me kontratat – njëburimore;
-Milionat Martini;
-Milionat në KEK;
– Disa në hetime nga kabineti qeveritar për shkak që ju kanë rrjedh vrimat kogja shumë;
Etj,
Etj,
Etj.
Pra, nëse flasim për vrima, këtij po ja rrjedh në të gjitha anët si shoshë./Lajmi.net/

All reactions:
59
/Lajmi.net/