Kartoni i kuq ndaj Osasuna – Lewandowski do t’i mungojë Barcës në tri ndeshje

Robert Lewandowski do të vuaj një suspendim me tri ndeshje nga La Liga. Ylli polak i skuadrës së Barcelonës, Robert Lewandowski u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Barca e luajti kundër Osasunës. Lojtari u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe pritej të dënohej me një ndeshje mos-lojë, përcjell lajmi.net. Por, disa…

Sport

16/11/2022 13:34

Robert Lewandowski do të vuaj një suspendim me tri ndeshje nga La Liga.

Ylli polak i skuadrës së Barcelonës, Robert Lewandowski u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Barca e luajti kundër Osasunës.

Lojtari u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe pritej të dënohej me një ndeshje mos-lojë, përcjell lajmi.net.

Por, disa sjelljet të Lewas teksa ishte duke lënë fushën, janë drejtuar te delegati i ndeshjes si provokime ndaj gjyqtarit.

Tani, sipas mediave spanjolle, me këto ankesa në ekuacion, Lewandowskit mund t’i shkojë dënimi deri në tri ndeshje.

Lewandowski është golashënuesi më i mirë i Barcës këtë sezon dhe mungesa e tij do të jetë goxha mungesë e madhe për skuadrën e Xavi Hernandez. /Lajmi.net/