“Karriget janë për punë, jo për pushtet”, “Cirku i Republikës së Kosovës” – Shoqëria civile proteston para Kuvendit të Kosovës

Organizata të Shoqërisë Civile po protestojnë sot para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë e tyre ka ardhur pas dështimeve të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “Deri kur?”, janë disa prej pankartave që ata mbajnë në duar si mesazhe për deputetët Sot…

Lajme

25/06/2025 10:43

Organizata të Shoqërisë Civile po protestojnë sot para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë e tyre ka ardhur pas dështimeve të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Karriget janë për punë, jo për pushtet”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “Deri kur?”, janë disa prej pankartave që ata mbajnë në duar si mesazhe për deputetët

Sot do të mbahet seanca e 37-të për të tentuar konstituimin e Kuvendit, por edhe sot nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim. /Lajmi.net/