Karrige të rrëzuara, njolla gjaku, letra-Pamje nga vendi ku mbrëmë ndodhi vrasja në një kafiteri në Prishtinë

Mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku si pasojë e disa të shtënave brenda një kafiterie ka mbetur një person i vrarë dhe një i plagosur. Rastin për lajmi.net, e konfirmoi mbrëmë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 22:30, kemi…

Lajme

26/03/2025 13:20

Mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku si pasojë e disa të shtënave brenda një kafiterie ka mbetur një person i vrarë dhe një i plagosur.

Rastin për lajmi.net, e konfirmoi mbrëmë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë por nuk kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve.

Sot, në vendngjarje ka qenë ekipi e lajmi.net, ku janë siguruar pamje ekskluzive, në kafiterinë e cila është hapur tash e disa javë shihen njolla gjaku, thika, e letra.

Ndryshe lidhur me këtë ka folur edhe një grua e cila e kishte njohur tashmë të ndjerin, për të cilin thotë se ka falur pesë vakte.

“Edhe si person e kum nojft mu ka dhimt shumë po, nuk ka pasur problem, njeri namazli 5 vaktet i ka fal”, ka thënë ajo.

Ndërkaq ende mbetet e paqartë se cilat kanë qenë motivet të cilat shkaktuan këtë ngjarje. /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqni videon e plotë: