Karriera e bujshme e Alban Veselit, basketbollistit me përvojë që u pensionua së fundmi
Një nga lojtarët më të mirë vendorë në dekadat e fundit vendosi t’i jep fund basketbollit aktiv. Numri 8, Alban Veseli, pas shumë trofeve të fituar, mori vendimin aspak të lehtë, për tu larguar nga basketbolli. Albani ka qenë pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës, duke luajtur për Dardanët pas pranimit në FIBA deri…
Sport
Një nga lojtarët më të mirë vendorë në dekadat e fundit vendosi t’i jep fund basketbollit aktiv.
Numri 8, Alban Veseli, pas shumë trofeve të fituar, mori vendimin aspak të lehtë, për tu larguar nga basketbolli.
Albani ka qenë pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës, duke luajtur për Dardanët pas pranimit në FIBA deri më 2021, ku kishte 18 ndeshje me Kosovën dhe kishte paraqitje mjaft të mira.
Veseli kishte paraqitje ndërkombëtare me Sigal Prishtinën dhe Pejën, aty ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Numri 8 luajti në grupet e FIBA Europe Cup dhe kualifikimet e Ligës së Kampionëve, si dhe në Ligën Ballkanike.
‘Snajperisti’ përveç Sigal Prishtinës dhe Pejës, luajti edhe për Rahovecin, Bashkimin, Ponte Prizrenin e Golden Eagle Yllin.
Albani me skuadrën kryeqytetase ka tetë tituj të fituar, ndërsa me atë verdhezi dy tituj (2013 dhe 2023), të vetmit tituj që ka fituar Peja në dekadën e fundit.
33 vjeçari përveç dhjetë titujve të kampionit, ka fituar edhe shumë Kupa e Superkupa, duke e bërë atë lojtar shumë të trofeshëm dhe të kompletuar, duke marrë parasysh që ka luajtur edhe në arenën ndërkombëtare./Lajmi.net/