“Karma e matjes” për postin e Kryvekundarit- më 2017 Kurti thoshte se nëse Kadri Veseli s’i ka votat, PDK ka tjetër kandidat
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e tetë konstituive, meqë rast deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është…

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e tetë konstituive, meqë rast deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës.
Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është hera e gjashtë që Haxhiu propozohet për këtë post, por pa rezultat. Ajo nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme
As në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Haxhiu ka pasur 54 vota për, 44 vota kundër, dhe 3 abstenime.
E këto dështime të njëpasnjëshme duket se nuk po e zmbrapsin Vetëvendosjen nga qëndrimi i tyre.
Një situatë pothuajse e njëjtë kishte ndodhur edhe në vitin 2017, kur Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte treguar gatishmëri për të përkrahur koalicionin “PAN” në zgjedhjen e Kadri Veselit si kryeparlamentar.
Madje e kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.
Në atë kohë, kreu i VV-së, Albin Kurti, kishte propozuar një kandidat konsensual, duke theksuar se PAN-i nuk duhej të insistonte në Veselin si kandidat.
“Nëse nuk i ka votat zotëri Veseli, unë jam i bindur që në mesin e ka shumë kandidat që i kanë votat”, kishte deklaruar Kurti nga foltorja e Kuvendit.
Ndryshe pas dështimit të radhës për të konstituar kuvendin, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se seanca e radhës do të vazhdojë të enjten me fillim nga ora 10:00. /Lajmi.net/
https://www.youtube.com/watch?v=-wLRjF_SdD4