Karl Marksi i quajti shqiptarët “grabitqarë”

Shkrimtari Marash Mali (1921-2014), në një artikull të titulluar “Shqipëria Etnike nga e vërteta në ëndërr”, ku flet për sfidat e popullit shqiptar për pavarësi, citon edhe filozofin gjerman Karl Marks.

Fun

25/01/2016 22:17

Shkrimtari Mali në një moment citon njërin nga autorët e librit të famshëm “Manifesti komunist”, Karl Marksi, transmeton lajmi.net

Sipas Malit, ky citat është marrë nga një letër e Marksit të cilën filozofi ia kishte drejtuar Kongresit të Berlinit, më 1878, megjithëse nuk e përmend ndonjë burim të saktë.

“Arnautet (Shqiptarë) janë pjesërisht të krishterë të ritit ortodoks-grek dhe, pjesërisht mysliman, ku duke gjykuar për sa i njohim janë pak të përgatitur për t’u qytetëruar. Prirja e tyre grabitqarë duhet ta detyrojnë çdo qeveri fqinje t’i mbaj ata nën trysni të rreptë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendet fqinje të mos u sigurojë punë atyre, si p.sh. dru-prerës dhe ujë-bartës”, citon Mali, filozofin Karl Marks.

Shkrimtari shqiptar shton se Marksi e quajti gadishullin ballkanik “Turqi Evropiane”.

“Është pasuri natyrore e trashëguar nga stërgjyshërit e racës sllave të jugut. Rivalët e sllavëve janë vetëm barbarët arnaut dhe turqit, të cilët prej kohesh quheshin dendur si kundërshtarët ma të egër të qytetërimit e përparimit, përkundrazi sllavet janë të vetmit bartës të qytetërimit”, përfundon citati.

Ky artikull është i botuar në portalin “Zemra Shqiptare”, që përbëhet nga bashkëpunëtorë shqiptar nëpër vende të ndryshme të botës. /lajmi.net