Karim Adeyemi në Kosovë, Loredana e dërgon te dentisti

Duket se marrëdhënia e Loredanës dhe Karim Adeyemi po ecën me hapa të rëndësishëm. Pasi bëri publike lidhjen e saj, Loredana ka marrë një tjetër vendim. Ajo ka sjellë në Kosovë futbollistin e Dortmundit me rastin e ditëlindjes së nënës së saj. Edhe pse cifti nuk e kanë zbuluar vetë këtë gjë, ishte një foto…

ShowBiz

21/09/2023 12:17

Duket se marrëdhënia e Loredanës dhe Karim Adeyemi po ecën me hapa të rëndësishëm.

Pasi bëri publike lidhjen e saj, Loredana ka marrë një tjetër vendim. Ajo ka sjellë në Kosovë futbollistin e Dortmundit me rastin e ditëlindjes së nënës së saj.

Edhe pse cifti nuk e kanë zbuluar vetë këtë gjë, ishte një foto e “rastësishme” e denistit, mikut të reperes, i cili publikoi një foto krah Karim në klinikën e tij.

Mesa duket tanimë Karim është bërë pjesë e familjes së Lorit, duke festuar së bashku rastet familjare.

Kjo lidhje e Loredanës vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.