Karikatura e ditës
Karikaturisti i njohur, Omar Momani, karikaturën e tij të radhës ia ka kushtuar dyshes së Dortmundit, Aubameyang dhe Reus.
Sport
Aubameyang dhe Reus kanë festuar në mënyrë mjaft interesante golin e parë në takimin e djeshëm kundër Schalkes.
Ata kanë vendosur që të imitojnë personazhet e njohur, Batmanin dhe Robinin.
Dhe, në këtë karikaturë shihet Aubameyang dhe Reus si Batmani dhe Robini, të cilët frikësojnë një lojtar të Schalkes dhe trajnerin, Di Matteo.