Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Ibër, KFOR-i: Po mbështeten komunitetet

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë së përhershme në Urën e Ibrit. Sipas KFOR-it, karabinierët italianë po vazhdojnë mbështetjen edhe përmes patrullimeve të përditshme në zonat përreth. “Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të…

Lajme

29/05/2025 18:19

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë së përhershme në Urën e Ibrit.

Sipas KFOR-it, karabinierët italianë po vazhdojnë mbështetjen edhe përmes patrullimeve të përditshme në zonat përreth.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje, KFOR-i tha se vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.