Kapiteni i Policisë për aksionin: U angazhuan rreth 400 zyrtarë policorë, gjithçka ishte në bashkëpunim me Prokurorinë

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të Kosovës, ku janë arrestuar disa persona. Aksioni lidhej me hetimet për keqpërdorime milionëshe të kryera nga ish-drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Valon Berisha, raporton lajmi.net Para mediave ka folur edhe Kapiteni i Policisë, Fatmir Karaliti, i cili tha se…

Lajme

08/01/2026 14:25

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të Kosovës, ku janë arrestuar disa persona.

Aksioni lidhej me hetimet për keqpërdorime milionëshe të kryera nga ish-drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Valon Berisha, raporton lajmi.net

Para mediave ka folur edhe Kapiteni i Policisë, Fatmir Karaliti, i cili tha se në këtë aksion në bashkëpunim me Prokurorinë janë angazhuar rreth 400 pjestarë të Policisë.

“Kemi pasur nje rast te perbashkët e që qësht një rast shumë speciifk që prokuroria e Prizrenit angazhun një grup prokurorësh përshkak të volumit të këtij rasti dhe gjithashtu edhe ne kemi angazhuar një grup hetimor në bashkveprim të nguhtë më prokurorët e caktuar ku kanë kryer një punë shumë të suksesshme siç tham edhe ma herët ka rezultuar me arrestimin e 39 perosnave dhe kryerje e kontrolleve apo bastisjeve në të gjthitha këto lokacione. Ky operacion ka përfshi angazhimin e një numri të madh të zyrtarev policor rreth 400 zyrtarë policor janë angazhuar. Ky rezultat ka dëshmuar angazhimin dhe bashkpunimin engushtë mes prokuorirsë dhe policisë”, tha Karaliti./Lajmi.net/