Kapet një person tek Dheu i Bardhë me dokumente të lëshuara nga Serbia, vendime të gjykatave serbe dhe dokumente personale të qytetarëve të Kosovës
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjetën dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në hyrje të vendit janë sekuestruar certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe certifikata të martesës të lëshuara nga autoritetet serbe, kopje të letërnjoftimeve të Republikës…
Lajme
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjetën dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në hyrje të vendit janë sekuestruar certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe certifikata të martesës të lëshuara nga autoritetet serbe, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është iniciuar si “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë” dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Raporti i plotë:
LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË PAVËRTETË
PKK Dheu i Bardhë / 27.07.2026 – 13:15. Gjatë kontrollit të automjetit në hyrje, që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dokumente të ndryshme të personave tjerë shtetas të Republikës së Kosovës si: certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë lëshuar nga SRB-ja, certifikata të martesave lëshuara nga SRB-ja, kopje të letërnjoftimeve të RKS-së, dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore./lajmi.net/