Kapet nga policia i dyshuari që po kontrabandonte 15 copë kamera dhe 1 DVR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë, kishte ndaluar veturën me targa vendore të cilën po e drejtonte shtetasi mashkull kosovar. Sipas PK-së gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur. Tutje është…

Lajme

19/09/2024 16:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë, kishte ndaluar veturën me targa vendore të cilën po e drejtonte shtetasi mashkull kosovar.

Sipas PK-së gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur.

Tutje është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit i cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ndalon të dyshuarin me mall të kontrabanduar

Me 18.09.2024 rreth orës 19:00 në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë, nga Policia e Kosovës ishte ndaluar vetura me targa vendore të cilën po e drejtonte shtetasi mashkull kosovar, e njëjta është proceduar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit në bashkëveprim me Doganën e Kosovës. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit i cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës./Lajmi.net/