Kapet në Maqedoni Remzi Azemi, i kërkuari nga INTERPOL-i për vrasjen e Ilir Hidrit

Remzi Azemi, kosovari që kërkohej nga INTERPOL-i për vrasjen e Ilir Hidrit më 2017, është kapur nga policia. Azemi është kapur në Maqedoni ndërsa do të ekstradohet në Ekuador, shkruan eluniverso, transmeton lajmi.net. Gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që mundësojnë lidhjen e shtetasit të Kosovës me këtë krim. Policia e Ekuadorit bëri me dije…

Lajme

06/12/2023 15:54

Remzi Azemi, kosovari që kërkohej nga INTERPOL-i për vrasjen e Ilir Hidrit më 2017, është kapur nga policia.

Azemi është kapur në Maqedoni ndërsa do të ekstradohet në Ekuador, shkruan eluniverso, transmeton lajmi.net.

Gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që mundësojnë lidhjen e shtetasit të Kosovës me këtë krim.

Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin mundësoi kapjen e tij.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, qytet në Ekuador, kishte lëshuar një urdhër arresti në vitin 2021.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha Policia.