Kapet në kufirin Kosovë-Shqipëri 22-vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Turqi
Policia Kufitare në pikën kufitare të Morinës ka arrestuar një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërive dhe lëvizjeve ilegale. I arrestuari është Tahsin Yazici, 22-vjeç, banues në Turqi, i cili është ndaluar në hyrje të Shqipërisë nga Kosova. Sipas verifikimeve, ai…

Lajme
Policia Kufitare në pikën kufitare të Morinës ka arrestuar një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërive dhe lëvizjeve ilegale.
I arrestuari është Tahsin Yazici, 22-vjeç, banues në Turqi, i cili është ndaluar në hyrje të Shqipërisë nga Kosova.
Sipas verifikimeve, ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Gaziosmanpasa, Turqi, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”.
Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e të riut drejt Turqisë.