Kapet në Elbasan shqiptari i kërkuar nga Kosova për kultivim droge
Policia shqiptare ka arrestuar një 34-vjeçar nga Cërriku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin shqiptar A. S., ku…
Lajme
Policia shqiptare ka arrestuar një 34-vjeçar nga Cërriku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin shqiptar A. S., ku ndaj tij Gjykata Themelore e Pejës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet kosovare, po kryen procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Kosovës.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”, thuhet në njoftim.