Kapet kamion me dru pa dokumente në Podujevë, konfiskohet ngarkesa
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Kërpimeh të Podujevës, pasi dyshohet se transportonte dru për djegie pa dokumentacionin e nevojshëm. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026 rreth orës 17:00, kur gjatë patrullimit policia ka ndaluar një kamion që drejtohej nga një mashkull kosovar, rporton lajmi.net Gjatë kontrollit është…
Lajme
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Kërpimeh të Podujevës, pasi dyshohet se transportonte dru për djegie pa dokumentacionin e nevojshëm.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026 rreth orës 17:00, kur gjatë patrullimit policia ka ndaluar një kamion që drejtohej nga një mashkull kosovar, rporton lajmi.net
Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet ndodhej një sasi e konsiderueshme e masës drunore për djegie, pa dokumente përkatëse dhe pa fletë përcjellëse.
Ngarkesa e druve është konfiskuar dhe është dërguar në Ekonominë Pyjore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore./Lajmi.net/